Home KRYESORE Largimi i sipërmarrësit libanez, Manjani urdhëron hetim administrativ tek Gjiri i Lalzit

Largimi i sipërmarrësit libanez, Manjani urdhëron hetim administrativ tek Gjiri i Lalzit

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka lëshuar sot një urdhër për nisjen e një hetimi administrativ lidhur me sqarimin e situatës së pronësisë mbi truallin në Gjirin e Lalzit, ku do të investonte shoqëria OMNIX.

Manjani urdhëron mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP). Informacion i detajuar do t’i kërkohet edhe ZVRPP Durrës. Urdhri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durresit. Sipas këtij njoftimi konkluzionet e hetimit do të bëhen të ditura shumë shpejt në përfundim të procedurave ligjore.

Share: