Home KRYESORE LOBIM PËR VETE,PARTINË APO PËR SHTETIN

LOBIM PËR VETE,PARTINË APO PËR SHTETIN

Nga Sadedin Celiku

Rritja e shpenzimeve qeveritare dhe në mënyrë të veçantë vizitat jashtë shtetit,apo shpenzimet për pritje-përcjellje nuk zënë vënd të vogël në buxhetin e shtetit sepse bëhet fjalë për miljona euro.Kjo është një arsye më shumë që borxhi publik në vënd që të reduktohet,rritet,madje dy përqind nga sa e trashëguan nga qeveria paraardhëse.Lëvizjet vënd e pa vënd jashtë dhe kthimi në atdhe me duar bosh të udhëheqësve të shtetit nuk i kanë sjellë efektivitet dhe asnjë gjë pozitive Shqipërisë.Jeta e qytetarëve nuk është përmisuar dhe investimet janë rrudhur në raport me nevojat gjithnjë në rritje të popullit.

Jam i bindur se as Presidenti,as Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk i kanë sjellë asgjë të re vëndit.Kjo vërtetohet lehtë sepse edhe pse përdorin shpesh fjalën “bashkëpunim” nuk kemi asnjë rast që të ofrohet ndonjë investitor strategjik që të ndryshojë situatën ekonomike në vend.Pak ditë më parë u shkarkua Presidentja braziljane Dilma Rousseff vetëm për shkelje të rregullave fiskale të buxhetit federal të administratës.Tek ne edhe kur bëhen dhjetra paudhësi,edhe kur shkelet kushtetuta nuk shkarkohet,përkundrazi bëhet faktor në destabilizimin e shtetit.Pra efektiviteti i vizitave është zero.

Vizitat jashtë vëndit të Presidentit Republikës kanë qënë më shumë turistike se sa protokollare,të pandjeshme,të zbehta dhe pa rentabilitet.Megjithatë ja lejon statusi që ai të shpenzojë valutë si të dojë dhe kur të dojë.Ai,Presidenti i Republikës,ka jo pak përgjegjësi për gjëndjen ku është katandisur sistemi i drejtësisë sepse ka patur rolin kryesor në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët sot janë nën akuzë jo vetëm nga populli por dhe nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Vizitat e kryeministrit të shoqëruara shpesh me promovimin e librit të vetëm të botuar nga ai e të shoqëruar me ekspozitat e 150 pikturave,siç ndodhi në Kosovë, Turqi,Berlin,Mynih,Serbi,Francë,Itali,apo në ndonjë vënd tjetër,krijojnë idenë e përshtypjen se ai promovon vetveten si kryeministër.

Me këtë ai kërkon të bindë botën se përveç politikës di dhe të qeverisë paçka se ai si kryeminister nuk e ka ndryshuar aspak jetën e qytetarëve shqiptarë panvarsisht premtimeve.
Por jo vetëm kjo.Me këtë veprim dhe të ardhurat e pakta që siguron nga ato,duket se kërkon të justifikojë pasuritë e tij të vëna në kohën kur ai ka qënë në pushtet.

Zoti Kryeministër,pasi ndryshoi ngjyrën e partisë nga rozë në vjollcë,pasi asgjësojë gazetën me histori “Zëri Popullit “ e cila kishte bërë epokë,pasi ndryshoi edhe ngjyrën e kryeministrisë në të kuqe të ndezur siç pati bërë kohë më parë dhe me Ministrinë e Kulturës,kërkon ti japë ngjyrime dhe politikës.

Kryetari i Kuvendit i cili ka provuar më parë postet ministrore,të zëvëndëskryeministrit dhe kryeministrit,ka eksperiencën e nevojshme jo vetëm në politikë por dhe në administratë.

Kështu ai u shfaq gjatë periudhës së koalicionit me disa qëndrime,madje disa të çuditshme,herë pro dhe herë kundër,për të krijuar idenë se si forcë politike dhe si politikan lider është asnjanës dhe ka prioritet interesat publike.Nga ana tjetër shfrytëzojë mjaft bukur reformën e drejtësisë,kundërshtitë e rrepta të opozitës për të treguar se ai si Kryetar i Parlamentit është mbi palët.Pikërisht në këtë periudhë Ai,organizojë me shpejtësi tre vizita të njëpasnjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,dhe në mjaft vënde të tjera europiane me peshë në politikën shqiptare.Vlen të theksohet se ai loboi më shumë për vete se sa për shtetin sepse LSI-në se njeh askush në Europë e më tej,me shtetin merret qeveria.

Meqënëse edhe kryeministri edhe kryetari kuvendit kanë prioritet pushtetin,filloi pazari i ndarjes se tortës.Kryetari kërkon atë që se ka provuar,presidentin, por të jeni të sigurtë se LSI-në nuk ka për ta lënë kurrë pavarsisht se kush zgjidhet dhe kush do jetë krytar partie.A do ta pranojë Ilir Meta presidencën apo do rikthimin në krye të kabinetit qeveritar ? Kjo mbetet për tu parë në muajt në vazhdim.

Pra ata nuk kanë hallin e shtetit,hallin e popullit jo e jo,të partisë s’bëhet fjalë,por kanë hallin e tyre personal e familjar,pra pazar interesash. Dhe ky Pazar sapo ka filluar.

Share: