Home KRYESORE Lubonja: Kur u bashkuan qelbësirat për të rrëzuar Berishën, krimi u fuqizua....

Lubonja: Kur u bashkuan qelbësirat për të rrëzuar Berishën, krimi u fuqizua. Tani nuk mbahen!

Analisti Fatos Lubonja, dje në një intervistë për gazetaren Aurora Sulçe në OraNews, bëri një analizë të zgjedhjeve lokale në Dibër. Ai nder te tjera tha se: “Kur u bashkuan të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën krimi u fuqizua, dhe tani nuk mbahen. …Keta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, të bashkëpunojnë dhe me qelbësirat e drogës, për të qëndruar në pushtet”

Më poshtë janë disa nga deklaratat kryesore të Zotit Lubonja:

Për zgjedhjet:

  • Të dy kandidatët kanë qenë figurantë sepse e gjithë loja prapa është bërë nga të fortët, nga ata që ishin prapa, që shpërndanin lekët dhe mendoj që rezultatin e ka diktuar kjo lojë force.
  • Kemi të bëjmë me politikanë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për pushtet, të bashkëpunojnë me kriminelë, me gjithë qelbësirat e këtij vendi për të ndenjur në pushtet. Pasojat e kësaj gjëje janë dramatike.
  • Një element që kemi parë nëpër media [gjatë kësaj fushate] është blerja e votës, në formën direkte më para, në formën me klering, por edhe me rritjet që kemi parë në TV të familjeve që marrin asistencë sociale etj etj. Ka dhe elementë të tjerë që lidhen me frikën nga pushteti.
  • Kemi të bëjmë me një situatë dramatike, që bëhet edhe më dramatike nëse do t’i referohemi drogës dhe parave të drogës si instrument pushteti.
  • Besimi tek këto forca ka qenë gjithnjë në rënie dhe sa më në rënie besimi, aq më shumë rritet forca manipuluese.

Për Partinë Demokratike:

  • Njerëzit nuk kanë gjetur dhe besimin dhe inspirimin e madh për tu hedhur tek kjo forcë [PD]. Mendoj se kjo është përgjegjësia kryesore e PD.
  • PD nuk e ka denoncuar përpara rezultatit të zgjedhjeve kultivimin e drogës në Dibër.  Të paktën jo me kaq forcë sa tani. Përkundrazi ata deklaronin se do të fitonin.

Për qeverinë:

  • Nuk mund të themi që nga viti 2015 në 2016-ën, kemi një përmirësim të qeverisjes, rritje të besimit tek qeveria. Përkundrazi kemi një varfërim të shqiptarëve, rritje të çmimeve, largim të shqiptarëve jashë vendit. Të gjitha këto duhet të reflektoheshin në një rënie të besimit, të votave./exit.al
Share: