Home KRYESORE Lumi Daldykan ne Rusi bëhet i kuq; ende nuk dihet arsyeja!

Lumi Daldykan ne Rusi bëhet i kuq; ende nuk dihet arsyeja!

Inspektorët e mjedisit në Rusi, po punojnë për të zbuluar shkakun se pse uji i lumit në kompleksin industrial “Norilsk Nickel”, është kthyer i kuq si gjaku. Imazhet dramatike të lumit Daldykan janë postuar në të gjitha mediat ruse.

Gazeta e përditëshme “Rossiiskay”, shkruan se uji mund të jetë bërë i kuq për shkak të derdhjes në të “të ndonjë kimikati të paidentifikuar”, nga Impianti Metalurgjik Nadezhda, që ndodhet pranë. Nëse një prej tubacioneve mund të jetë dëmtuar, përbërësit mund të jenë përhapur në lum.

“Norilsk Nickel”, është fabrika më e madhe në botë që prodhon nikel. Furrat e saj janë ndërtuar në gadishullin Taimyr, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë, të zonës Sovjetike.

Grupi i minierave ka një strukturë të prodhimit të quajtur “Nadezhda”, nga lumi Daldykan. Por zyrtarët e kompanisë thanë se nuk ishin në dijeni të ndotjes së lumit nga fabrika. Pronari i “Norilsk Nickel”, është oligarku Vladimir Potanin.

Share: