Home KRYESORE Majlinda Bregu e “mahnitur” nga fjalimi i Sadri Abazit në Dibër, e...

Majlinda Bregu e “mahnitur” nga fjalimi i Sadri Abazit në Dibër, e propozon negociator me BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu duket se ka mbetur e “mahnitur” nga fjalimi plot pathos që deputeti-biznesmen- socialist, Sadri Abazi, mbajti në fjalimin përmbyllës së fushatës në Dibër. Meqënëse pas këtij fjalimi ku deputeti-biznesmen u bërri thirrje dibranëve se do të hanin me lugën e florinjtë të Ramës nëse votonin Muharremin, duket se kryetarja e Komisionit për Integrim ka gjetur edhe zgjidhjen sesi do tu mbushim mendjen kancelarive europiane që të na pranojnë më në fund në Bashkimin Europian. Dhe kjo zgjidhje sipas deputetes Bregu është pikërisht biznesmeni-politikan Sadri Abazi, të cilin ajo e ka propozuar jo vetëm për ta zëvendësuar atë vetë në krye të komisionit që drejton, por edhe si kryenegociator me BE-në.

Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Integrimit, ajo e quajti “karizmatik” fjalimin e Sadri Abazit dhe ju lut që thirrjen që ju bëri me plot sukses dibranëve, mund t’ia drejtojë edhe Bashkimit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë.

Biseda e plotë në Komisionin e Integrimit

Majlinda Bregu: Duke pasur parasysh fjalimin karizmatik të Sadriut në Dibër, unë do të isha e mendimit që të njëjtën thirrje t’ia bënte dhe BE-së për çeljen e negociatave…(qesh)

Sadri Abazi: Qytetarët e Dibrës e dhanë përgjigjen.

Majlinda Bregu: Po mirë mo mirë, do të vish të drejtosh Komisionin e Integrimit? Bëju një thirrje si ajo Bashkimit Europian, mbase reagojnë në të njëjtën mënyrë…

Sadri Abazi: Qytetarët e dhanë përgjigjen, të mos merremi më me atë çështje.

Majlinda Bregu: Mirë pra, pas suksesit të Sadriut në Dibër, t’i kthemi mbledhjes së Komisionit…

Sadri Abazi: Suksesi ishte i Partisë Socialiste, i Edi Ramës.

Share: