Home KRYESORE Mustafa Nano “godet” Lubonjën: Ke dalë nga shinat, mos flit më

Mustafa Nano “godet” Lubonjën: Ke dalë nga shinat, mos flit më

Mustafa Nano, në një analizë të tijën tek “Tema” ka goditur rëndë kolegun, Fatos Lubonja. Ai thotë se analisti Lubonja nuk duhet të ketë më të drejtë fjale, pasi ka dalë nga shinat.

“Ka ca njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë këtë gjë. Duket sikur nuk i mban vendi deri sa t’i shozihin ambasadorët jashtë kësaj loje. E nuk lënë gjë pa bërë e gjë pa thënë në këtë funksion. Sa për ilustrim, Ylli Rakipi e Fatos Lubonja, që janë dy syresh, bënë këtë bisedë parmbrëmë në një studio televive. Rakipi ironikisht pyet: “Pse vallë ambasadori amerikan po na e jep këtë ndihmë të madhe?” Lubonja seriozisht i përgjigjet: “Ambasadori amerikan është i korruptuar nga Rama; kështu pëshpëritet nëpër korridore”. E duhet thënë se kur diskutimi zbret në nivele të tilla mejhanesh, nuk ke as ç’të thuash. Është e habitshme që Vetting-u ka shqetësuar kaq shumë njerëz. I ka nxjerrë fare nga shinat”. Ishte kjo akuza e Mustafa Nanos.

“E dini? Sikur ta kisha në dorë, këtyre njerëzve që janë kundër Vetting-ut të bërë nga të huajt, do t’ua hiqja të drejtën e fjalës një copë herë. Derisa reforma të miratohej, kuptohet. Më pas, do t’i lija të lirë t’i jepnin gojës mbarë e mbrapsht. E të ndiqnin, sipas rastit, emocionet a interesat e tyre”, vijon Lubonja.

Share: