Home KRYESORE Mediat italiane: Piloti i përfshirë në trafik droge dhe armësh

Mediat italiane: Piloti i përfshirë në trafik droge dhe armësh

Mediat italiane në raportimet për lajmin e rrëzimit të avionit të drejtuar nga piloti italian, Andrea Guido Guidi, që u rrëzua në Durrës flasin për lidhjet e 69-vjeçarit me persona të përfshirë në trafik droge dhe armësh.

Agjencia e lajmeve ‘Ansa’, shkruan se piloti nga Milano është arrestuar në vitin 2006 pasi një aksidenti ajror ku humbën jetën dy persona.

Gazeta “La Repubblica” saktëson se arrestimi i Guidos erdhi pasi u kishte ofruar prokurorëve që hetuan ngjarjen 125 mijë euro që të hartuar raport të rremë.

Sa i takon rrëzimit të avionit në Shqipëri, gazeta thekson se, autoritetet shqiptare dyshojnë se italiani është i përfshirë në trafikun e drogës, edhe pse policia tha se nuk ka gjetur gjurmë të ngarkesave të drogës.

Ndërkohë, autoritet italiane në Puglia po hetojnë mbi trafikimin e armëve dhe drogës nga avionë nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare të aviacionit ndërkohë thonë se avioni nuk kishte leje për të fluturuar në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

“La Repubblica” mbyll shkrimin duke theksuar se, ka dyshime se 69-vjeçari është pjesë e grupeve mafioze që transportojnë drogë dhe armë nga Shqipëria në hapësirën mes Barit dhe Brindisit.

Share: