Home KRYESORE Myrteza Kasi, poeti që i këndoi atdheut, familjes, dashurisë

Myrteza Kasi, poeti që i këndoi atdheut, familjes, dashurisë

Lindi në lagjen “Dunavat”, Gjirokastër më 13 qershor 1933 dhe u nda nga jeta në 10 shtator 1996.

Arsimin 7- vjeçar e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme tek Industrialja, Tiranë.

Filloi studimet e larta në Sofie të Bullgarisë (në degën Inxhinieri Mekanike), por për shkak se u sëmur u rik- thye në Shqipëri.

Rifilloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, dega gjuhë – letërsi shqipe, por u përjashtua në përfundim të tyre për shkak të ideve nacionaliste.

Ka qenë për mëse 40 vjet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, por edhe nga kjo organizatë është përjashtuar.

Ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe është përjashtuar, pasi bashkëshortja e tij vinte nga një familje e persekutuar me mbiemër Xhaxho, nga Libohova në Gjirokastër.

 

Share: