Nga Artur Nura
Kur ranë kambanat në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ‘shenjtorja e të varfërve’ në Kalkutë, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u shpall edhe zyrtarisht e shenjtë, nga Kisha Romano Katolike.
Papa Françesku, në një ceremoni që mblodhi mbi 100 mijë njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, kanonizoi Nënën Terezë, fituesen e Çmimit Nobel të Paqes, murgeshën me origjine shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “më të varfërve nga të varfërit” dhe krijuesen e Urdhrit Misionarët e Bamirësisë.
Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza shenjtërohet nga Papa Françesku në Vatikan. Ajo do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një njeri që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.
Në ceremonitë e shenjtërimit që u mbajt në sheshin “Shën Pietri” moren pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish dhe mbi 100 mijë besimtarë te cilet sigurisht nuk ishin nga te varferit e vertete te kesaj bote.
Aty nuk ishin as qytetarja indiane e cila beson se u sherua nga mrekullia e Nene Terezes dhe as qytetari brazilian qe gjithashtu gezon te njejtin besim. Ndersa Nene Tereza u Shenjterua pikerisht per Mrekullite qe u ndodhen trupave te ketyre dy shpirterave qe jetojne ne varferine e tyre shume larg teatrit ne Shen Pjeter.
Ata te dy ndoshta jane me afer Nene Terezes dhe Zotit, por jane shume larg Vatikanit dhe teatrit te atjeshem titulluar me emer te madh: Shenjeterimi i Nene Terezes!
Edhe Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, kryeminisri Edi Rama dhe zonja e tij, ish Kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ndodheshin në Vatikan për të marrë pjesë në ceremonitë që u organizuan me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, por te varferit e shqiptareve jo! Ata nuk mundeshin dhe kjo dihet nga te gjithe edhe pse nuk thuhet!
Për fat te mire Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, u transmetua direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova te cilet u bene te mundur te varferve te vertete ta ndjekin ate ceremoni larg Vatikanit dhe kamjes se atjeshme.
Kjo eshte pjesa me e pasur shpirtërisht dhe me besim plote tek Zoti qe misheronte dhe predikonte Nene Tereza. Ata ndjekin nga shtepite e tyre te varfera shfaqjen e te pasurve nga Vatikani, shfaqjen edhe te Mëkatarëve, ish komunistëve dhe ateistë në Shenjtërimin e Terezës, por duke u pasuruar edhe me shume me besim tek Zoti, sic i ka mesuar Nene Tereza te cilen nga sot e mbrapa do quajnë me Zemer e Shenjta Nene Tereza.