Nga Spartak Ngjela
Saliu u rrëzua dje në Diber, por nuk ka rënë ende; dhe nuk eshte fundosur. Mund të bjerë, dhe të mos fundoset, por mund të bjerë dhe të fundoset njëherësh.
Rënia ka lidhje me politikën. Fundosja ka të bëjë me penalizimin e tij dhe të fëmijëve të tij. Rruga që ka nisur do ta fundosë shumë shpejt.
Tani ai e pa mirë se, Lulëzimin, që e kishte marrë për ta shpëtuar, e degradoi plotësisht Partinë Demokratike.E mundi Rama, duke u tallur, dy herë rresht dhe shumë thellë.
Po të ishte Saliu politikan duhej ta kishte flakur Lulëzimin që një vit përpara në humbjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pse, burrat e shtetit, me pëlqim familiar i vendosin pasardhësit në parti? Por, a keni parë ju në histori ndonjë burrë shteti që të jetë kundër popullit të vet? Asnjë…
Saliu e mendoi Shqipërinë sa Tropoja. Mediokritet i një ekscentriku që është kundër popullit të vet! Pse, me ca fëmijë që llomotitin vetëm sharje dhe me një perkthyes do drejtohej opozita kundër partisë më të madhe në vend?
Nejse, tani halli është dyfish për Saliun: i ka rënë partia deri rrafsh me tokën, dhe fillon reforma në drejtësi, e gjitha kundër tij. Po pse, o Sali ziu, me Lulëzimin do mundje ti Partinë Socialiste në një shoqëri të majtë?
Me ca tullecër dhe pesë memecë do të fitoje “betejen” kundër drejtësisë ti, kur për drejtësinë shqiptare është investuar partia socialiste dhe politika amerikane, deri te Presidenti amerikan?
Dhe, brenda kësaj, a nuk e kuptuan antiamerikanizmin tënd dibranet; që e kanë politikën natyrë të tyre, sipas thënies se lordit Julian Amery?
Tani nuk ke me kohë, Sali!… se të ra partia deri në pikën zero.
Por a mund të reformohet lidership i Partisë Demokratike? Në fakt Berisha nuk di ta reformojë, sepse gjithmonë është mbështetur te antiintelektalizmi i tij, që tani është bërë proverbial.
Antiintelektalizmi, që i dha në fillim pushtetin absolut, erdhi një kohë që e varrosi përfundimisht Sali Berishën. Ai tani nuk del dot, se intelektualet e larte, as e besojnë dhe as e pranojnë më.
Ndërkohë, shqiptarët po presin me shqetësim aplikimin e Reformës në Drejtësi. Vonesa dhe zvarritja, po i acaron. Presidenti shqiptar është bërë ndërkohë objekt i një neverie shoqërore. E kuptoni dot ky, apo jo?
Gjithsesi, një gjë duhet theksuar: ky skllavi që është president, nuk duhet të ketë më frikë nga i zoti, të cilit i kanë rënë fuqitë. Vetingun e duan sa më shpejt shqiptarët dhe amerikanët… mjere ai që mendon se mund ta zvarrisë akoma!
Dibra dje votoi për vetingun dhe Reformën në Drejtësi. Ky, në fakt, ishte testi popullor real për politikën aktuale shqiptaro-amerikane… Kurse Presidenti shqiptar po mendohet ende mos shpëtojë Saliun. Apo veten?