Organizata dhe shoqata ambientaliste dhe qytetarësh kanë nisur një protestë sot përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër miratimit të ligjit për importin e plehrave.
Me megafonë, protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të reflektojnë dhe qytetarët të bashkohen për të mos lejuar që vendi të zhytet në plehrat e ardhura nga jashtë.
Protesta ka nisur si reagim ndaj projektligjit të inicuar nga tre deputetë të mazhorancës, Eduadr Shalsi, Ervin Bushati të PS-së dhe Bujar Derveni i LSI-së.
Brenda mazhorancës ka pasur zëra kundër projektligjit, ndërsa LSI propozoi që importi të lejohej nën monitorimin e vetë shoqërisë civile.
Ideja e propozuesve të projektligjit është që të mbështetet industria ricikluese me plehra të importuara jo të rrezikshme, që janë në listën e gjelbër, si psh. kanoçet e shtypura dhe shishet plastike.