Marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket se janë në ditët e tyre më të mira.
Pak ditë pas fitores së PS-së në Dibër, ku një rol të rëndësishëm, të evidentuar edhe nga socialistët, kishte partia e Shpëtim Idrizit, ditën e sotme është njoftuar marrja e një drejtorie të rëndësishme.
Burime të “panorama.al” bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqjen Doris Andoni drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave.
Në vend të saj është emëruar një përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Prej gati dy vjetësh PDIU-ja ka braktisur opozitën, me të cilën doli në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është rreshtuar nga maxhoranca.
Rritja e saj, si në vota, në zgjedhjet e 2015, ashtu edhe në përfaqësim në qeverisje, ka bërë që shumë analistë të flasin për një skenar të kryeministrit Rama për të shmangur Ilir Metën duke pasur pikërisht votat e PDIU-së.
Kjo forcë politike ka 5 deputetë në Kuvend pas largimit të Dashamir Tahirit dhe afrimit të Mesila Dodës.
Postet e PDIU
Enti Kombëtar i Banesave
Drejtoria e Arkivave
Drejtoria e Automjeteve
ISKSH
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektorati i Kontrollit të Karburanteve
PS: Pak dite me pare ambasadorje e re e Greqise ne Shqiperi dha nje interviste te debatueshme per marredhneit Shqiperi Greqi dhe per ceshtjen Came, shume reaguan, por PDIU ja, nuk reagoi!