Nga Gavrosh levonja
Shumë shqiptarë, përfshi dhe ata që pretendojnë se e njohin politikën, simpatinë e tyre për Bill e Hillary Clinton e lidhin me fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjë që coi në largimin e forcave serbe dhe pushtetit serb në përgjithësi nga Kosova. Lidhur me këtë nuk mungojnë dhe shprehje si “…nuk harrohet ajo që ka bërë familja Clinton për Kosovën…”, “Bill Clinton I dha pavarësinë Kosovës…” ashtu sic nuk mungojnë dhe serbë të cilët e vlerësojnë negativisht, madje deri dhe armik të Serbisë.
Politika amerikane nuk është monopol I një njeriu të vetëm qoftë ky dhe presidenti. Politika amerikane për pika të ndryshme të globit ku ndrthuren interesat e saj është nje vijë e drejtë që deri në aritjen e objektivit final herë herë nevojiten disa mandate presidenciale.
Shembulli konkret në këtë drejtim është rrëzimi I komunizmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ose “Perandisë të së Keqes” sic e quante Ronald Reagan.
Sa për Kosovën, me të vërtetë Presidenti Clinton urdhëroi bombardimin e Serbisë, por kjo erdhi pas një serie hapash në të cilat u involvuan jo vetëm institucione të shtetit amerikan po edhe organizata, personalitete të ndryshëm, sic ishte fjala vjen William Walker që bëri publike masakrën e Recakut.
Gjithashtu, a mund të mos merret në konsideratë paralajmërimi I parardhësit të Clintonit ne Shtëpinë e Bardhë, George H. W. Bush I cili I vendosi “vijën e kuqe” Serbisë duke e paraljmëruar për pasojat fatale që do të kishte po të ndërmerrte ndonjë hap të pamenduar ndaj Kosovës.
Gjithashtu, ndërsa Clinton cliroi Kosovën, pasardhësi I ti G. W. Bush I hapi rrugë shpalljes dhe njohjes së shtetit të Kosovës