Home KRYESORE Përcillet mes dhimbjes në banesën e fundit Aida Çajka

Përcillet mes dhimbjes në banesën e fundit Aida Çajka

Aida Çajka, nëna 35-vjeçare shtatzënë që humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni”, është përcjellë sot mes dhimbjes dhe lotëve, për në banesën e fundit.

Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë edhe foton e nënës së dy fëmijëve, e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë. Familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit nënës së re.

Aida Çajka nuk mundi të mbijetojë pas komplikacioneve shëndetësore në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe per shkaqet apo pergjegjesite po hetohet nga organet kompetente.

Share: