Home KRYESORE Përplasje Rama – Meta në tenderin e Rrugës së Kombit

Përplasje Rama – Meta në tenderin e Rrugës së Kombit

Koncesioni i mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit” duket se ka kthyer përplasjet brenda mazhorancës. “Lufta” ka vënë përballë Ministrinë e Transporteve që drejtohet nga LSI dhe Komisionin e Prokurimit Publik të varur prej qeverisë.

Një ditë më parë Komisioni i Prokurimit Publik skualifikoi nga gara kompaninë turke “Vendeka” e shpallur fituese nga Transportet dhe ka kualifikuar bashkimin e dy kompanive shqiptare “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech” & Viplap Ateve & Kastrati sha”.

Sot Ministia e Transporteve e ka ankimuar këtë vendim po në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ministria e Transporteve ka gjetur një kleçkë proceduariale duke pretenduar se ankimimi në Komisionin e Prokurimeve Publike nga bashkimi i kompanive shqiptare është bërë 10 ditë pas shpalljes së rezultatit ndërkohë që afati është 3 ditë.

Një tjetër argument i Ministrisë së Transporteve është se firma shqiptare që fillimisht u skualifikua nuk plotëson kërkesat e përcaktuara nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) që ka qenë këshilluese dhe pjesë e grupit të punës. IFC ka vlerësuar kompaninë turke, pasi ajo plotësonte shumë më tepër kërkesa se konsorciumi tjetër.

Ndërsa sipas “Monitor”, Ministria e Transporteve thotë se aktualisht do të pritet përgjigje për ankesën e tyre në KPP dhe pas kësaj nuk do të dorëzohet, por do vazhdojë të mbështesë investitorin turk.

Pak javë më parë, për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë, Ministria e Transporteve shpalli fituese ofertën e kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, e cila ofroi shumën 320,604,079 euro për investim, ndërsa do të subvencionohej nga buxheti i shtetit në shumën 5,600,000 euro, nëse nuk arrihej trafiku i programuar i makinave që do të taksohej.

Kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e koncesionit, ofroi shumën 217,562,056 euro për investim dhe kërkoi 4,995,000 euro subvencionim nga shteti./Lapsi.al

Share: