Home KRYESORE Policia sot me te ardhurat e gjobave po ja kalon tatimeve dhe...

Policia sot me te ardhurat e gjobave po ja kalon tatimeve dhe doganave!

Raporti Zyrtar i Policisë së Shtetit numëron 923 gjoba  të vëna në 24 orët e fundit. Në total ajo raporton për 2473 masa administrative.

Deri këtu është sukses, kundër shkeljes së ligjit. Por çfarë ndodh?

Gjoba më e vogël kushton 3.000 lekë të reja, për të mos folur për ato që shkojnë nga 5.000, në 15.000 deri në 25.000 lekë të reja.

Nga një përllogaritje e shpejtë, ose “me një të rënë të lapsit”, si i thotë populli, shifrat zyrtare të Policisë së Shtetit fusin në arkën e buxhetit, 75 milionë lekë në ditë, duke marë si vlere gjobe shumën 30 mijë lekë të vjetra.

Pra jashtë konferencave zyrtare, por me shifrat zyrtare të vetë policisë së shtetit këto të ardhura në buxhetin e shtetit ia kalojnë Planit të Tatimeve në disa degë, apo atij të disa Doganave.

Qytetarët janë në krah të Policisë së Shtetit, për luftën e saj ndaj shkeljeve, por e sigurtë që janë kundër saj përballë kësaj vjedhjeje të hapur.

Policia nuk mund të jetë kaq agresive përballë xhepave të qytetarëve, për të realizuar qëllimet për mbushjen e arkës së shtetit, se dështon Brisi apo doganat. Policia e Shtetit nuk mund të kthehet në hajdute e xhepave të shqiptarëve për të mbushur gropat e buxhetit.

Janë mbi 2 miliardë lekë në muaj, ose 2 milionë dollarë, që shkojnë në arkën e shtetit vetëm nga gjobat masive me vlera të larta dhe kjo është vjedhja e re e Rilindjes që bëhet në emër të ligjit dhe rregullit./Citynews.al

Share: