Nga Edlira Gjoni
- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka postuar këtë javë 337 fotografi në Facebook. Në të gjitha djersin e është në ballë të punëve. E fotot nuk gënjejnë. Në të gjitha kryeqyeti ynë ia kalon Central Parkut, e shërbimet i ka ku e ku më mirë sesa nordiket. Kurse pa pikë përgjegjshmërie, qytetarët postojnë foto e mallkime për trafik e ndërtime të pamenduara, që betonizojne edhe më tej Tiranën. Kujt t’i besojmë? Do i kisha shkruar ndonjë letër Bashkisë, po janë gjithmonë të zënë më punë. Nuk është shaka të dalësh përditë në foto të bukura e marramendëse aktive, qoftë edhe kur punojnë të tjerët e ti vetëm sa i pengon për pozat.
- Kryetari i Bashkisë na thotë se është konsultuar 24 herë në 11 njësi në Tiranë, që ta pyesë hapur popullin, gju më gju, se si e duan ata sheshin. Dhe të 24-ta herët ka marrë përgjigje unanime: të gjithë e duan sheshin fiks sic e do ai dhe nxitësit, mbështetësit e miliona-fituesit e tenderit. Sa me fat ca njerëz. Pse s’kam takuar kurrë në lagjen time një nga këta që edhe merr vesh nga urbanzimi, edhe merr pjesë në këto takimet me kryebashkiakun, e bisedojnë sic e do puna, gjerë e gjatë e me laps e letër në dorë? Dhe Bashkia pak përtace është, që nuk na i hedh në faqe proces-verbalet e këtyre përqaqësuesve të mi në lagje për shembull. Që ta di kush flet në emrin tim. Dhe ca mendimi specifik ka ky filani për sheshin. (Pika Zot).
- Një mësues anglishteje që ishte ministër iku, një u transferua, një tjetër po na qan me lot e me qurra ekonominë. Nuk kemi ku të cojmë invesitorët e huaj dhe bumin e të ardhurave. Të papërgatitur për këtë hov. Mësuesi i anglishtes që drejton ekonominë doli i fortë. Edhe ai i transporteve po bëri namin, me gropa, me koncesione e me viktima plot. E këshillueshme për tëgjithë: nëse doni karrierë, synoni të bëheni mësues anglishteje. Mundësisht mbaroni anglisht në Elbasan a në Gjirokastër. Shanset që të bëheni dikush në jetë janë të paimagjinueshme. Provat flasin vetë.
- Ministrja e Turizimit tha se këtë vit në Shqipëri është bërë nami në turizëm. Ka pasur 34% rritje të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë. Kam ngatërruat vitin. Jetoj prapë në 2012. Ashtu edhe ministri i atëhershëm. 34%. Prej 10 vjetësh kjo shifër. Sa mirë që këta Ministra jetojnë në këtë vend kaq me fat e të vizituar. Këta turistë me siguri shkojnë te shtëpitë e ministrave, që ne nuk i shohim e që biznesi nuk i djen.
- Qëndrojmë te Ministria e Turizmit: qeveria përmes saj jep ca miliona lekë për 5 projekte që do zbatohen nga ca organizata e individë që krejt rastësisht, janë shumë ngjitur qeverisë. Këto organizata do bëkan promovim turizmi e trajnim stafi për hotele e restorante. Si detyra, për këto paguhen e mbahen me buxhet shteti edhe nja ca shkolla profesionale, po edhe Qendrat publike të Formimit Profesional. Pse u dashkan dhënë 100 milionë lekë për një organizatë private, kur trajnimet mund t’i ofrojnë qendrat publike? “Ekspertët” le t’i marrin nga privati, meqë janë kaq të avancuar (!!!). Por nga këto 100 milionë, kush e di sa janë kosto operacionale, pra fitim net për organizatat. Dhe para që mund të shkonin për publiken. Lajmin e lexova me gjithë pyetjet e gazetarëve. Si nuk është ndonjëri kurioz të kërkojë buxhetin e detjuar të secilit projekt? Aty flen gjithmonë lepuri. Shih përqindjet kosto operacionale, eksperizën e dietat, aktivitete, peshën e të triave, dhe e e gjetur lajmin. Jo po VIP-at e gazetarisë pra dhe mediat e mëdha. Mish për top, njëlloj si politika.
- Një politikan shkruante “M’u besua detyra….”Pfffff. Kush të besoi? Të dhuruan një pozicion, që të fitosh ndonjë gjë. Nuk ka as besim, as detyrë në këtë mes. Ndarje pazaresh, ndaj na i kurseni demagogjitë.
- Tahiri bën xhiro disa-milionëshe me helikopter e me fuoristrada, vetëm dhe me shokë e shoqe që i bëjnë propagandë. Po i bëkan namin hashashit duke e shkulur? Pse e keni lënë të ngulet? Iu ngultë në fyt klithma e atyre që i keni lënë të marrin borxh aq sa u vlen edhe lëkura, se nuk u ka ngelur më gjë për trupi, edhe nuk dinë ku të mbyten. C’lojë c’njerëzore është kjo ku i fusni më të varfërit e më të prapambeturit maleve të Shqipërisë? Edhe fryheni si gjela majë plehut. Në jeni të zotë, pengoni të mos mbillet fare, e jo vetë e nxisni anti-ligjin, e vetë e varrosni edhe bindjen për ta respektuar atë.
- U bënë ndryshime në qeveri. Do bëhen ndryshime të tjera në qeveri. Ia hodhëm qejfit. Emra që vijnë, e emra që ikin. Ça bëjnë, nuk e merr vesh njeri. Ça nuk bëjnë, s’e dinë as ata vetë. Bingo e madhe të hysh në politikë. S’të kërkon askush llogari për asgjë. Ama gjithë ditën flasin për ty, e flet ti për veten. Populli? Hë se bari i mirë është.
- Zgjedhje në Dibër. Ministrat vajtën me eskorta. Dhe me tangërrlik të madh. Fiks sic ndodh që nga 1998 e këtej, që ministrat edhe bëjnë sikur iu intereson të shkojnë te populli. Populli mërzitet shumë pse ministri ka arrogancë dhe eskortë. Po e kanë trashëgimi. Në kohën e Berishës, edhe eskorta donte eskortë, se e quante veten të rëndësishme. Tani në kohën e Ramës, eskorta do eskortë dhe fotograf profesionsit, se do nxjerrim fotot në facebook, pastaj do merremi me ndonjë nder të vogël.
- Për zgjedhjet në Dibër, një deputet demokrat postoi foton e një qendre shëndëtësore në Dibër, mbuluar nga ferrat, për të treguar se PS nuk ka bërë asgjë për Dibrën. Pyeta një ferrtar. Më tha që ferrat ishin aq të mëdha e të trasha sa nuk ka shans të jenë më të vogla se 10 vjecare. Heu. Po PD që e ka pasur 100 vjet Dibrën, pse nuk i ka prerë? Aha, ndaj e do Dibrën, të rregullojë gabimin e t’i presë ferrat që i zunë sytë e thotë që janë faji i PS-së.
- Dhe së fundmi, LRI ka marrë një cmim si organizata më e mirë politike e të rinjve në Europë e në glob e në univers. Edhe përtej universit janë gjasat. Burimet thonë se kjo vjen me punë, me përpjekje, me arritje. Punët e mëdha që ka bërë LRI madje nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Mendoj ta shkarkojmë Merkelin dhe gjithe Komisionin Europian, e të ndricohet Europa dhe bota mbarë me energjinë e LRI-së, që ju nuk e ndjeni, por e keni gjithmonë aty, pranë jush. (Gjasat janë që gjithe LRI-stët të bëhen ministra e specialistë arsimi, se edhe këta e shkruajnë shqipen si shkollë natë, një “ë” po, një “ë” jo. Çdo dy fjalë, tre gabime gramatikore në shqip)
- Se c’ranë disa shkëndija elektrike në presidencë këtë javë. Fiks te zyra e Nishanit. Madje, madje, drejt e te karrikia e tij. Nuk e di si bien shkëndijat në karrige, ama “zjarrfikëset” shkuan e njërëzit u futën në presidence me qetësinë më të plotë. As filmat e Bollyëoodit nuk janë kaq bajatë. Kanë pak më shumë fantazi. Dhe gënjejnë më bukur. Po si nuk u bë kurioz ndonjë koleg gazetar ta gërmonte ca këtë shkëndijën dhe kush ishin zjarrfikësit që u futën serbes-serbes në presidencë?