Home KRYESORE Pranga 4 bosëve shqiptarë të kokainës në Rimini (video)

Pranga 4 bosëve shqiptarë të kokainës në Rimini (video)

Policia e Riminit në Itali ka zhvilluar të mërkure një operacion të gjerë anti-drogë. Në pranga janë vënë 18 persona mes tyre 4 shqiptarë. Të tjerët janë italianë dhe marokenë.

Operacioni ishte koduar “Life Style”. Në pranga ranë shqiptarët: Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj. Sipas policisë së Riminit dyshohet se shqiptarët kanë furnizuar për një kohë të gjatë një grup kriminal në këtë zonë me kokainë.

Burimet thanë se shqiptarët e merrnin kokainën në Holandë dhe më pas ua shisnin italianëve. Negociatori i drogës ishte shqiptari Denis Muça. Në këtë operacion ishin përfshirë mbi 100 policë.

Share: