Home KRYESORE Problemi i mjekeve nuk është korrupsioni, por te mësuarit me vdekjen!

Problemi i mjekeve nuk është korrupsioni, por te mësuarit me vdekjen!

Nga Dom Gjergji Meta

Problemi me i madh i mjekeve, qe ben te mos funksionoje sistemi nuk eshte korrupsioni i tyre (sigurisht nje gje e rende), por fakti se ata mesohen me vdekjen.

Te mesohesh me vdekjen eshte nje gje e rende. E kam kuptuar vete kete gje, pasi mjeket shpesh jane hallka e parafundit para se dikush te vije te prifti (apo prifti te shkoje atje) per te shkruar drejt varrezave.

Edhe ne mesohemi shpesh me vdekjen e rezultati eshte se behemi thjesht nje hallke e agjencise funerale.

Spitali ashtu sikurse Kisha jane tempujt e jetes e duhet te jene te tille. Me vdekjen nuk mund te mesohesh, se ashtu pastaj pacientit i humb origjininaliteti i tij, uniciteti, fakti qe ardhja e tij ne bote ka ndodhur vetem nje here e nuk do te ndodhe me…

Kjo duhet te beje te dridhet çdo mjek qofte edhe duke e ndihmuar kete njeri te vdese me dinjitet.

Share: