Rreth 30 vetë që punojnë te kompania e pastrimit të plehrave në Sharrë kanë dalë sot në protestë tek vendgrumbullimi i plehrave.
Shkak janë bërë rrogat e prapambetura. Por situata e pazakontë është krijuar më vonë kur te protestuesit ka shkuar shefi i krimeve, i cili ka kërkuar qetësim të situatës, me premtimin se lekët do të merren për tre orë.
Dhe kështu ka ndodhur, lekët janë shpërndarë tek punonjësit nga kompania që menaxhon landfillin e Sharrës. Lapsi.al sjell video nga momenti i protestës së punëtorëve./lapsi.al Video: