Përplasje dhe batuta po e shoqërojnë seancën e sotme kuvendore vecanerisht ndermjet Sali Berishesh dhe Edi Rames.
Pasj fjalimit të ish kryeministrit Berisha, Rama ka bërë batutë duke thënë se ai do të zgjidhte Berishën në vend të Trump, por që fatkeqësisht, nëse në këtë pozicion do të ndodhej ish kryeministri dhe ISIS… me siguri Berisha do të zgjidhte ISIS-in për vendin.
“…Oratoria jote për sipërmarrësin provon dhe një herë që ti të vret natën dhe të qan ditën. Fole shumë për temën tënde të preferuar, drogën, dhe sinqerisht më dukesh si guvernatori i bankës së Lazaratit, kur flet. Ta sugjeroj, një film për Pablo Escobarin… dukeshe tamam si ai që i bënte thirrje botës së lirë për të ruajtur familjen e tij, përpara se të përfundonte në duart e policisë…” tha Rama pa qartesuar se nese edhe Berisha do kishte edhe ne finale fatin e atij personazhi.
Tani Sali nuk po i hyj debatit në lidhje me ty për ISIS… se nëse unë pa dyshim midis teje dhe trump-it të zgjedh ty, ti midis meje dhe ISIS, zgjedh ISIS.
Kemi 3 vjet që përëiqeni ta ngrini, duke besuar se sa më shumë ta përsërisni, sa më shumë ta godisni policinë dhe ministrin e brendshëm, sa më shumë ta ushqeni publikun me këto idiotësira, aq më shumë ata do ta besojnë.