Home KRYESORE Rama flirton me Mogherinin?

Rama flirton me Mogherinin?

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Bruksel sot dhe menjëherë pas takimeve të rëndësishme që ka patur, shkruan në rrjetet sociale se “Shqipëria meriton rekomandimin për hapjen e negociatave me BE”.

Kreu i qeverisë shqiptare ishte sot në takimin e Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerimin Hahn.

Sipas Ramës, “U theksua fort progresi i qëndrueshëm i Shqipërisë drejt marrjes së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim, ku vlerësim të veçantë mori reforma në drejtësi, e cilësuar si mbresëlënëse, po edhe rezultatet kundër krimit e korrupsionit, progresi në zbatimin e masave të reformës në administratën publike dhe në fushën e të drejtave të njeriut”.

Përfaqësuesit e lartë të BE-së i kërkuan Ramës, që reforma në drejtësi të mos mbetet vetëm në letër, por duhet shoqëruar me “këputjen” e “kokave të mëdha” të krimit dhe korrupsionit në politikë dhe jo vetëm.

Rama në këtë takim shoqërohej dhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kryeministri Rama gjatë takimit me Mogherinin, u pa disa herë që ta merrte me të mira këtë të fundit me vështrime të ëmbëla, apo ëprqafime të ngrohta.

Por diplomacia e butë e Ramës dhe “flirtimet” politike zor se do të funksionojë, për sa kohë reforma në drejtësi nuk do të nisë të zbatohet./Mapo.al

Share: