Home KRYESORE Rinia ne Shkoder Rames: “Të ka hypur vetja në qejf!”

Rinia ne Shkoder Rames: “Të ka hypur vetja në qejf!”

Nga Arvit Bushati*

Kryeministri Edi Rama, ka fyer sot jo vetem Kryebashkiaken e Shkodres, zonjën Voltana Ademi, por c’do qytetar shkodran. Me një gjuhë prej rrugaci-kryeministër, ai ka thënë se Voltana është “hu”.

Duke pasur kompleksin e madh me këtë qytet, që e ka nxjerrë duarbosh, ai e ka fiksuar kundërshtarin e tij dhe e anatemon atë, në mënyrën më primitive. Sulme të paprecedenta, aq më tepër ndaj një gruaje, e cila faktikisht ia ka prekur sedrën prej “burri” Kryeministrit, duke e mundur dhe duke i kthyer përgjigje dinjitoze, sa herë zoti Rama tenton të “gërricet”, sic e ka zakon.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Dega Shkodër dhe unë si Kryetar, i them Kryeministrit që sa herë të niset për në Shkodër t’a zhveshë mantelin e arrogancës dhe të vijë e t’a shohë shkodranin në sy dhe të mos largohet nga sytë këmbët, sepse nuk ka se cfarë t’I tregojë Shkodrës.

Le t’a zhveshë kostumin e burracakut dhe të përballet me Kryataren e Bashkisë që nuk i dha asnjë fond dhe me cdo të ri të këtij qyteti që përfaqëson makth për Ramën. Le të zhvishet nga tisi i injorancës që e ka mbuluar dhe le të vijë si Kryeministri aksidental, që Shkodra nuk e meriton.

Kryeministri do t’a marë shume shpejt përgjigjen, sepse ai nuk e di shprehjen “Nga Shkodra nisi…”, ose më keq akoma, mund t’a ketë harruar nga “lavdia” e rrejshme dhe krejt e përkohshme.

Nga larot dhe balot që e rrethojnë, nga droga që nuk transportohet me gomar por me avion, nga tutorët e prostitutave personazhë të aftë për filmat me mafia, nga kriminelët që shtohen si kërpudhat pas shiut, nga injoranca e shpurës së drejtorave të tij, që në më të shumtën e rasteve janë derra të kënaqun migjenian. E kur e ke këtë perde që të zë sytë dhe të bukos mëndjen, zor se sheh se cfarë ndodh në jetën reale të Shkodrës.

Zoti Kryeministër, nga Shkodra vjen thirrja që të kthehesh me këmbë në tokë.

Pa dashur të të mallkoj, por patriotët e mi, kur duan të mallkojnë të thonë shprehjen:

“Të hiptë vetja në qejf!”

Kryetar i Forumit Rimor partia demokratike

Share: