Mihrije Braha, këngëtarja kosovare siç nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, qan me ngashërim për bashkëshortin dhe historinë e dhimbshme që kaluan. Para luftës këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Naim Abazi kanë vuajtur në ankthin e pritjes për një analizë, kur i shoqi dyshohej për një sëmundje të rëndë.
RRËFIMI NË ‘’KTV’’:
“Do të ndalem në një pjesë tjetër të jetës sime para luftës, kur një moment të caktuar është dyshuar se Naimi po vun nga një sëmundje e rëndë. Edhe ka qenë dramë e vërtetë, nuk ia dëshiroj kërkujt!
Kur ndalem me mendu edhe me kujtu, nuk kam qejf shpesh me e kujtu këtë ngjarje, kët storie. Po normal ne jemi njerëz prej mishit dhe prej gjakut si gjithë të tjetër edhe Platori ka qenë shumë i vogël, nuk e di a i ka pat 1 vjet e gjysmë
Naimi iu desh me u nënshtru nji operacionit, intervenimit dmth kirurgjik edhe ok, operacioni kaloi me shumë trauma normal. Ishte kohë e pa kohë. Në një ordinancë private, spitali dmth ishte i okupum, këto ishin vështirësitë dmth anësore po gjëja kryesore ishte vujtja e brendshme e Naimit dhe e imja, sigurisht edhe e familjarëve po dramën që kam përjetu unë dhe Naimi sigurisht e kanë përjetu edhe prindt, edhe familjarët po jo sikur unë.
Momente shumë të vështira kanë qenë pastaj kur Naimi ka dalë prej operacionit dhe është kthy në shpi. Dita kalojke, ka pas shumë njerëz që kanë ardh me na vizitu dhe me pa Naimin, megjithatë Naimi ishte mirë me shëndet po pritshim rezultatin, analizën e fundit për ta konstatu a është apo jo që ajo që po dyshonim edhe më e vështira ishte mbrëmja. Nata, kur krejt shkojshin në gjumë nëpër dhomat e veta, Platorin e di që e kanë marrë prindrit e Naimit dhe Platori ka fjet me ata dy. Unë kam mbet me Naimin, kemi qajt kemi…Naimi më ka lënë shumë shpesh edhe porosi edhe pse s’kam dasht dhe s’i kam besu dhe kam thënë ‘’Jo, mos më porosity kurrgjë!’’. Më ka thënë: ‘’Kujdesu për Platorin, ruje Platorin! Po fatmirësisht krejt e fundit ka dalë që Naimi s’ka kurrgjë. Mos ma kujtoni më këtë storje se është shumë e rëndë! Nuk ia dëshiroj askujt!