Home KRYESORE Sherr me grushte dhe shkelma në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

Sherr me grushte dhe shkelma në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Mediat kosovare raportojnë se dy zyrtarë të lartë të kësaj ministrie janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke degjeneruar deri në përleshje fizike.

Dy personat e konfliktuar janë Drejtori i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar nga goditjet e marra.

Ndërkohë që zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka sqaruar se janë marrë në pyetje të dy personat dhe më pas janë lënë të lirë pas urdhërit të prokurorit.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë rreth orës 10:00. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtët janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë Ahmeti. Lapsi.al

Share: