Dy të vdekur dhe 15 persona të plagosur është bilanci i një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në një bllok apartamentesh në qytetin e Barcelonës, Spanjë.
Sipas “The Independent” , shpërthimi ka shkatërruar banesën e katit të dytë të një ndërtese banimi në lagjen ‘Premia de Mar’, vendpushim bregdetar i cili ndodhet në lindje të kryeqytetit katalanas.
Mësohet se deri në këto çaste është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim kaq të fuqishëm./pershtati opinion/