Home KRYESORE Shqiptarët, “çështje” ne parlamentin holandez

Shqiptarët, “çështje” ne parlamentin holandez

Çështja e azilkërkuesve shqiptarë është diskutuar përsëri nga deputetët holandezë në Kuvend gjatë prezantimit të buxhetit të shtetit. Qëndrimi kryesor i qeverisë është ndalimi i mbështetjes financiare për azilkërkuesit shqiptarë. Dutch-Parliament Kuvendi ne Holandë ka prekur sërish problematikën e azilkërkuesve Shqiptarë gjatë diskutimeve për prezantimin e buxhetit te shtetit. Në kalendarin e Kuvendit Holandez, prezantimi i buxhetit është momenti më i rëndësishëm, dhe për këtë arsye parlamenti ka qenë i mbushur plot nga të gjithë 150 deputetët dhe gjithë anëtarët e kabinetit të Kryeministrit Mark Rutte. Halbe Zijlstra, kryetari i grupit parlamentar të kryeministrit Rutte, ka bërë sërish të qartë qëndrimin e Holandës që ata nuk do të investojnë asnjë qindarkë në azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria, raporton “ABC News”. Në një diskutim me deputetin e opozitës Alexander Pechtold ai ka bërë përsëri apel shqiptarëve për të mos ardhur në Holandë.

Halbe Zijlstra: Kemi po ashtu një grup si shqiptarët, të cilët kur vinë në vendin tonë ne e dime që kërkesat e tyre janë në fakt pa asnjë shans. Ata nuk janë refugjatë në kuptimin e fjalës refugjatë. Janë persona që kanë ardhur këtu, për të cilët jemi të sigurt që nuk mund të qëndrojnë këtu. Ata duhet të kthehen. Dhe prandaj qeveria thotë me të drejtë, nuk është mirë për t’i lejuar të integrohen sepse gjithe masat tona janë për riatdhesmin e tyre.

Alexander Pechtold: Kryetarë, kjo është e qartë. Shqiptarët janë për ne një burim i vazhdueshëm irritimi. Ne duhet ta rregullojmë njëherë e mirë këtë çështje që ata mos të vijnë këtu. Që mos ti japim më para për tu kthyer. Kjo nuk ka asnjë kuptim. Por ndryshimin midis shqiptarëve dhe sirianëve mund ta kuptosh në ditën e parë që vijnë këtu. Sirianëve ne duhet ti mësojmë gjuhën, për shqiptarët është e qartë që jo. Por Siranët duhet të mësojnë gjuhën.

Halbe Zijlstra: Po dhe për siranët kjo ndodh. Dhe për grupet ku nuk është e qartë nëse ata janë refugjatë, ose nëse është e qartë që ata nuk janë fare refugjatë. Për këto njerëz partia ime thotë që është e pamend të investosh në këta njerëz. Dhe ne investojmë vetëm tek njerëzit që mund të qëndrojnë për disa vite këtu, ky është një ndryshim i madh. Kjo për shumë grupe nuk vlen, njësoj si afrikanët. Ka shumë veta që nuk mund të qëndrojnë këtu dhe duhet të përdorim gjithë forcën për t’i kthyer./360grade.al

Share: