Duket se dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një supermarket në perëndim të Parisit. Autori i dyshuar, një burrë rreth të 60-ave është vënë tashmë në ndjekje nga policia franceze.
Siç raportojnë mediat franceze, personi në fjalë është i njohur për aktet e dhunës edhe në të shkuarën. Identiteti i dy të plagosurve nuk bëhet i ditur, por raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Një burrë rreth 60-vjecc dhe një grua rreth 50-vjec u gjuajtën me armë zjarri në parkingun e një supermarket në Port-Manly, Yvelines të Parisit.