Nga Drita Shano
Unë nuk besoj se vota e dibranëve do shënojë votën e shqiptarëve. Dhe Se do bëjë ndonjë tjetër çudi Demokratike në këtë Shqipërinë tonë. Unë thjesht mendoj se të djelën, dibranët, burra e gra, të rinj e të reja, kanë një mundësi të mirë.
Një mundësi t’i kthejnë nderin Dibrës. Ate nder që deri dje e hallakaten në inate, xhepa të fryrë të disave e brekë të shpuara të dikujt.
Një mundësi të ngarkojnë me përgjegjësinë e qeverisjes së shtëpisë së tyre të madhe, njërin prej burrave dibranë – Sherefedin Shehun – të sprovuar si drejtues, administrator, menaxher në nivel kombëtar e ndërkombëtar, një familjar të urtë e të mençur dhe njeri të shkëlqyer.
Nëse siç thuhet mençuria është dibrane, i ftoj dibranët të votojnë dibrançe. Votoni numrin 2! Votoni Sherefedin Shehun!