Home KRYESORE TE SHPENZOSH QELLIMSHEM DHE NE MENYRE ABUZIVE KOHEN ELEKTORALE.

TE SHPENZOSH QELLIMSHEM DHE NE MENYRE ABUZIVE KOHEN ELEKTORALE.

Nga Sulejman Abazi

(Do te vazhdojme te shikojme estrade falas cdo te enjte ne Parpamentin e Shqiperise. Shikim te kendshem!!)

Deklarata e kryetarese se Komisionit Zgjedhor nxjerre hapur natyren antidemokratike te klases politike shqiptare, te mberthyer ne konfliktin e interesit.

“Nuk ka me kohe per reformen zgjedhore”.

Sa i papergjegjeshem ky qendrim, qe keqperdor ne menyren me antidemokratike vullnetin e elektoratit shqiptar.

Ligjin do vazhdojne ta bejne kryetaret me listat e tyre qe mbartin brenda lenden me te urryer, te dale nga kulisat e politikes dhe te mafies.

Ligji zgjedhor i miratuar ne vitin 2008 nga te dy palet politike te kohes, eshte antidemokratik.

Eshte ligji i kompromisit te piste qe u hap rrugen mafiozeve te futen ne Parlament sipas deshirave dhe preferencave te kryetareve, vetem e vetem te arrijne fitore me cdo mjet.

Pa u shfuqizuar ky ligj, parlamenti shqiptar do te ndotet edhe me tej dhe ne do te shikojme cdo te enjte estrade falas.

Dilema ne opinion eshte e plote dhe gjithcka shikohet me shume shqetesim.

Por dhe pa shprese nuk eshte kjo situate e mbarsur me absurd.
Edhe pse eshte ky ligj zgjedhor, ka nje zgjidhje politike, e cila eshte ne dore te “therimeve” dhe te nje Presidenti te pergjegjeshem.

Hapi qe eshte hedhur deri tani, rezulton i vaket, sepse taktikisht “therrimet” po veprojne gabim ne rrugen e nisur.

Sic thote populli, I jane varur ujkut mulcite ne qafe!!

Kjo menyre zgjidhje, e detajuar ligjerisht dhe brenda neneve te Kushtetutes, kerkon nje trasparence te forte publike per ndergjegjesimin e opinionit, dhe vetem kjo jep alarmin ne bandat qe kane uzurpuar pushtetin ne Shqiperi, duke keperdorur voten e popullit.

Te presim dhe te shpresojme.

Share: