Home KRYESORE Televizioni në Dubai për Kodhelin: “Nëse dikush do të kërcënojë ligjet laike…do...

Televizioni në Dubai për Kodhelin: “Nëse dikush do të kërcënojë ligjet laike…do të shkojë në burg”

Kështu e ka titulluar specialen e televizioni Al Aan me bazë në Dubai. Në një material kushtuar Shqipërisë, gazetarja Jenan Moussa flet për sfidat e sigurisë me të cilat përballet vendi ynë, Forcat tonë të Armatosura dhe ministren Kodheli.

Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë me shumicë myslimane, por ky vend i vogël është gjithashtu i shqetësuar për sulme të mundshme.

Për organizatat ekstremiste si Daesh (ISIS), gazetarja Jenan Moussa takoi ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë znj. Mimi Kodheli, e cila e informoi mbi masat e vendit të saj për të luftuar terrorizmin.

Nga një bazë ushtarake afër kryeqytetit shqiptar Tirana, nisim fluturimin tonë me një helikopter të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Po shkojmë në një bazë malore ushtarake të një vendi anëtar të NATO-s. Peizazhe befasuese dhe male të larta. Ekuipazhi i helikopterit është i përgatitur për çdo emergjencë. Pilotët përdorin teknologjinë e fundit, pasi kanë kryer stërvitjet më të mira.

Takova në kryeqytetin Tirana, të parën femër që mban atë detyrë në Shqipëri. E pyeta për ndryshimin mes një gruaje dhe burri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Keqpërdorimi i grave në çështjet politike në Shqipëri është normal. Por kjo varet nga shumë faktorë, përfshirë aftësinë tënde për të ngulmuar dhe për të treguar veten tënde.

Gjeneralët, ushtarët dhe shoqëria në përgjithësi të sheh si një figurë politike dhe jo si një grua. Kjo i ndihmon ata të punojnë me mua dhe të më pranojnë si ministre, ashtu siç më ndihmon edhe mua të punoj me ta.”

Sfidat me të cilat përballet Shqipëria nuk janë të lehta, kështu që i kanë përqendruar stërvitjet ushtarake për të luftuar terrorizmin, sidomos pas sulmeve të njëpasnjëshme që kanë goditur Evropën.

Rreth 100 persona nga Shqipëria shkuan t’i bashkohen Daesh në Siri dhe Irak, dhe këtu i tremben kthimit të tyre dhe aktive kriminale të cilët ata mund të ndërmarrin. Ajo çfarë i shqetëson ata është edhe fakti që Shqipëria është afër rrugës që refugjatët sirianë ndjekin për të shkuar në Gjermani. Për të përballuar trazirat e mundshme në kampet e refugjatëve, ishte e përqendruar edhe stërvitja e ushtrisë shqiptare në bazën malore.

“Nëse dikush do të kërcënojë ligjet laike dhe themelet e shoqërisë sonë, pasojat do të jenë katastrofike dhe do të shkojë në burg për një kohë të gjatë.”

Fjalë të forta nga një grua e hekurt!

Share: