Home KRYESORE Tmerron italianët, shqiptari: “Jam i ISIS. Do t’ju vras të gjithëve!”

Tmerron italianët, shqiptari: “Jam i ISIS. Do t’ju vras të gjithëve!”

Policia e Riminit në Itali arrestoi një 21 vjeçar shqiptar, rezident në këtë provincë me akuzën e propagandës radikale dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Lajmin e bëjnë publik mediat vendase sipas të cilave i riu shqiptar është ndaluar në banesën e një miku të tij, i cili ishte në kushtet e një arresti shtëpiak. Policia ka tentuar t’i kontrolluar dokumentet, por 21-vjeçari shqiptar ka nisur të bërtasë duke mbajtur në dorë një medaljon me shkronja arabe.

“Jam i ISIS. Do ju vras të gjithëve!” – bërtiste shqiptari. Mediat shkruajnë se më pas ai ka marrë një çelës anglez dhe u është kundërvënë policëve italianë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre. Ndaj shqiptarit është lëshuar urdhri i arrestit me burg deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më 28 shtator./lapsi.al/

Share: