Dasma e djalit të tij u realizua ashtu siç mund ta imagjinonim të gjithë se do të dëshironte pronari i RTV “Ora News”, Ylli Ndroqi: E bujshme dhe e shumëpërfolur. Ai siguroi që të tërhiqte vëmendjen e medias pak muaj më parë, duke pronotuar për herë të parë “Pallatin e Kongreseve” për një event të tillë, dasmën e djalit të tij.
Por nëse mendonit se do të ishte vetëm një ditë, atëherë gabuat. Ndroqi u sigurua që dasma e djalit Redon të jetë në vëmendjen e mediat për të paktën tre ditë, duke organizuar tre ditë rresht. Redon Ndroqi, po lidh kurorë në Tiranë me partneren e tij nga Armenia, Mariam Akopyan, pas përgatitjeve gjatë verës për dasmën më të bujshme të vitit.
Dita e parë e dasmës nisi të enjten më 8 shtator, ku u organizua me të gjithë kolektivin e televizionit dhe personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me Ndroqin. Ditën e djeshme, 9 shtator, u organizua dasma me të afërmit e babait të dhëndrit dhe fisin e tyre. Ndërsa sot më 10 shtator është darka e shumëpritur, e ashtuquajtur “Dasma VIP”, për të cilin është pronotuar i gjithë “Pallati i Kongreseve”.
Dita e parë e dasmës
Ceremonia e së enjtes ishte ideuar si koktej me të ftuar të rëndësishëm nga të gjitha fushat, ku nuk munguan figurat e njohura “Ora News”. Nuk kanë munguar momentet e ku bashkëshortët Ndroqi festuan ditën më të rëndësishme të djalit, me foto, trokitje gotash apo duke kërcyer. Në ditën e parë të dasmës nusja zgjodhi një fustan të bardhë me ornamente lulesh, ndërsa dhëndri një këmishë. Ajo që të bie në sy është kombinimi i Ylli Ndroqit me bashkëshorten e tij Mimoza, të cilët kishin zgjedhur të njëjtën ngjyrë, vishnjën. Ai një kostum në ngjyrë të tillë, ndërsa ajo ka një fustan të ëmbël rozë me qëndisma lule shege.
Dita e dytë e dasmës
Ditë e dytë e dasmës mblodhi të afërmit e familje. Këtë mbrëmje Ylli dhe mimoza Ndroqi kishin zgjedhur ngjyrë bojëqielli pastel, ajo me një fustan të gjatë.
Dasma te “Pallati i Kongreseve”
Në dasmën e sotme do të jenë të ftuar politikanë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të familjes Ndroqi. Dasma e pronarit të një prej mediave më të rëndësishme në vend do të mbahet mend gjatë, pasi finalja organizohet në Pallatin e Kongreseve, dhe kjo është hera e parë që kjo ndërtesë popullohet nga dasmorë. Dekori dallohet që në hyrje të ndërtesës, për të cilin janë angazhuar truproja për ta vëzhguar. Kjo është hera e parë që kjo ndërtesë kongresesh e koncertesh do të popullohet nga dasmorë, për të festuar celebrimin e çiftit Redon Ndroqi dhe partneres së tij nga Armenia, Mariam Akopyan. Ndërsa mësohet se pritja e dasmorëve do të shoqërohet në sfond nga këngëtarja Marsela Çibukaj, për të vazhduar më tej me të tjerë këngëtarë.
Redoni dhe Mariam vendosin të martohen tre vite pas nisjes së historisë së tyre të dashurisë, një rastësi e bukur që i njohu gjatë pushimeve. Mariam jeton prej një viti në Tiranë me Redin, i cili është diplomuar në Londër./iconStyle