Home KRYESORE Trupi i femrës ne ekranin e televizioneve!

Trupi i femrës ne ekranin e televizioneve!

Nga Mirela Cela Jorgo

Televizioni, apo TV për të shkurtër, (nga televizioni francez, do të thotë “televizor” ; nga τῆλε lashtë greke (Tele), që do të thotë “larg” dhe Visio Latine, që do të thotë “të parit”) është një medium telekomunikacionit për transmetimin dhe marrjen e imazhe ku 60 % e publikut e perbejne femrat.

Imazhi televiziv eshte si nje pasqyre ku ti kerkon te shohesh ate cka do, dhe nese nuk te pelqen kerkon ta modifikosh ate pamje. Pra pasqyrat sherbejne per te fshehur sesa per te treguar.

Televizioni ka nje fuqi qe te kaperceje realen pasi vjedh, trondit, shqeteson dhe na heq koshiencen. Femra eshte kthyer ne maska te kirurgjise estetike. Trupa te fryre si nje cader cirku, sikur gjithe bletet kane mundur te pickojne cte gjejne , na tregojne imazhet e nje gruaje te ribere dhe aspak reale.

Televizionin ne vetem mund ta shohim por brenda eshte thellesisht nje cirk i madh. Kush eshte kjo femer e televizioneve, cfare deshiron nje femer ne te vertet? Pse grate nuk protestojne neper sheshe per kete transformim qe i ben televizioni figures se femres?

Trupi dhe fytyra e femres , ne te vertet jane mbuluar dhe fshehur, pasi ne vend te tyre manipulim, gjoksesh, vithe, buzeve. Ku perfundojne imazhet femerore ne ato qe na propozon televizioni?

Nuk arrijme te gjejme nje propozim te nje figure femerore te vecante, pervec te atij modeli femeror, i kundert atij mashkullor, ne orare ku audienca eshte me e ulet. . Prezenca e femres ne televizone eshte shpesh sasiore se cilesore.

Gruaja sot ne televizion duket sikur kenaq epshet mashkullore te supozuara, duke hequr mundesine per te qene tjetra. E minimizuar ne nje objekt seksi, eshte e detyryar te luftoje kundrejt kohes, ne deformime monstruoze, ne nje kornize pa goje, duke bere rolin e prezantueseve te programeve pa vlere, ku rralle kerkohet te jesh autentik, vetvetja e cila eshte nje nga te drejtat themelore te tua te brendshme.

E kemi ngulitur kaq shume modelin mashkullor brenda nesh sa nuk dime me se cfare na pelqen dhe cfare jo. E shohim njera tjetren me sy mashkullor, shikojme gjokset, kofshet, buzet dhe rrudhat tona, ashtu sic do te na shikonte nje mashkull.

Nese gjuha e trupit tregon me shume sesa ata qe e dominojne, atehere keta trupa te silikonizuar , cfare duan te na thone. Kemi pranuar se imazhi jone ne televizion eshte nje imazh objekt deshirash dhe asgje me shume. O zot sa e tmerrshme_! Gjithmone ne cdo situate edhe kur jemi ftuar per inteligjencen tone.

Edhe kur ne televizion jane ftuar gra te pjekura ne logjike. Nese e vetmja deshire qe ne kemi te ndezim te tjetri eshte aluzion seksual, e kemi kthyer cdo gje ne stripclub te madh. Kamera drejtohet gjithe kohes te, kofshet, gjokset, buzet , si ne nje film porno vetem se jemi ne nje televizion publik.

Cfare jane duke fshehur keto femra te plastifikuar dhe pse nuk mund te shfaqen me fytyren e vertet te tyre? Perse ky poshterim. Duhet te kemi turp te tregojme fytyren tone, rrudhat tona? Ne kete menyre heqim dore nga te qenit unike. Fytyra jone eshte perballja me e vertet karshi tjetrit.

Me ane te muskujve te fytyres ne tregojme emocionet tona dhe percjelle mesazh absolut. Dhe per kete motiv qe ajo denigrohet, mbulohet, modifikohet kirurgjikisht. Ti fsheh o femer veten tende, karakterin tend.

Nuk je me e vertet. Atehere duhet te zgjedhesh vulnerabilitetin tend , ne nje bote invulerabel. Zgjedhje e veshtire per nje femer. Ligji i mbijeteses dhe i dinjitetit tone

Share: