Nga Zef Bushati
Ju thafte mendja dhe shpirti atyre qe i nxisin shqiptaret te thone : “Ne nuk kemi shtet”. Shteti ! Shteti Shqiptar ! Ne Nenin 2 te Kushtetutes shkruhet: ” Republika e Shqiperise eshte shtet unitar e i pandashem “
Shteti eshte teresia territoriale, teresia tokesore. Nuk ka shtet ne bote pa toke ! Shqiperia ka toke 28 mije kilometra katrore. Ne kete toke ka male, fusha, kodra, lumenj, liqene,det,….gjithshka qe ka ne kete toke eshte e shtetit shqiptar.
Ky shtet shqiptar eshte i popullit shqiptar, i shtetasve shqiptare, qe jetojne, punojne dhe e mbrojne shtetin e tyre, teresine territoriale, brenda kufinjve territoriale te shtetit te tyre. Por cfare ndodh ? Ndodh qe ne shpesh here, gati cdo dite, cdo ore degjojme te thone: NE NUK KEMI SHTET.
Ju thafte gjuha atyre qe e thone kete fjale. Ju thafte mendja dhe shpirti atyre qe i nxisin shqiptaret te thone : “Ne nuk kemi shtet”. JO. Ne kemi shtet. Shtet te forte. Shtet te bukur. Shtet te begate. Shtetin me te bukur ne bote.
A… ndoshta keta nga injoranca e tyre thone: ” Ne nuk kemi shtet “. Ndoshta duan te thone ” NE NUK KEMI QEVERI ” Kjo eshte teme tjeter. Kushtetuta e RSH ne Nenin 95 pika 2 thote: “Keshilli i Ministrave (Qeveria) ushtron cdo funksion shteteror, i cili nuk u eshte dhene organeve te pushteteve te tjera shteterore ose te qeverisjes vendore”.. Ne nenin 102 pika 1 germa a shkruan.” Kryeministri perfaqeson Keshillin e Ministrave (Qeverine) dhe kryeson mbledhjet e tij.” Ka edhe organe te pushteteve te tjera shteterore. Por asnjera prej tyre nuk quhet shtet.
Shtet quhet vetem Shqiperia. Prandaj o njerez, o qytetare, o shtetas shqiptar, asnjehere mos thoni ” Ne nuk kemi shtet ” Nese jeni te pakenaqur me qeverisjen mund te thoni me gojen plot : “Ne nuk kemi qeveri.”. Mund te thoni cdo fjale qe mendoni per qeverine dhe qeverisjen, te mire ose te keqe. Therrisni me ze te larte e te forte, protestoni, nese doni edhe bertitni me ulerima: ” Shqiperia, shteti yne nuk ka qeveri, ne nuk kemi Qeveri.
Mund te kerkoni edhe ndryshime ne Qeveri, mund te ngriheni e ta rrezoni Qeverine…” Por ju lutem asnjehere mos thoni: “Ne nuk kemi shtet.”