Krybashkiaku Veliaj në takim më 24 administratorë, në bashkinë e Tiranës tha se gjendja në sheshin ‘’Skëndërbej’’ është normalizuar pas ngërçit të krijuar në trafik ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve që po kryen.
Veliaj deklaroi gjithashtu se qytetarët akoma nuk kanë parë histerinë e opozitës për punimet në shesh, pasi ajo çfarë panë për këndin e lojrave tek liqeni nuk ishte asgjë.
‘’Nuk keni parë gjë më historinë e lodrave, çfarë do të shikoni me histerinë e sheshit Skëndërbej. Kur sheshi të ketë mbaruar rezultati do jetë i njetjtë. Do të jetë shumë zhurmë për asgjë sepse rezultati nuk mund të kundërshtohet. Biles me këtë projekt do të merren më shumë, pasi do të ndërtohet për një kohë më të gjatë se këndi i lodrave. Por fokusi ynë do të jetë vetëm puna, ne nuk merremi me llafe’’, është shprehur Veliaj.
Por Veliaj tashme nuk ben prrjashtim nga paraardhesit qe mendon se vetem ka te drejte dhe te tjeret nuk e kuptojne! Tani fillin tu jape leksion te gjitheve pa i hypur me autobuzit, ai thote se pjesa më e madhe e shpenzimeve te qytetareve ikën për makinën dhe, sipas tij kjo vë në dyshim edhe vlerat e shqiptarëve si njerëz që thonë se duan më shumë fëmijët.
“Dakort dje ra shi, po ditët e tjera që s’ka shi? Me makinë, nga kafja në kafe, për të blerë bukën… Sot kemi proleme me obezitetin, çdo gjë me makinë. Nëse themi ne shqiptarët para çdo gjëje vëmë fëmijën, hajt të shohim ku po i çojmë paratë dhe gjithë ky dedikim për makinat…” u shpreh Veliaj mese i kenaqurme veten!
Veliaj u shpreh se viti i dytë i mandatit të tij në krye të bashkisë do të jetë akoma me më shumë punë dhe lodhje.
‘’Nese mendoni se viti i parë i mandatit ishte i lodhshëm, i dyti është akoma më i lodhshëm dhe më me shumë punë por ne jëmi të vendosur që rregullojmë çdo gjë dhe të mbajmë premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve’’, vijoi më tej Veliaj.
Krybashkiaku gjithashtu foli për fillimin e vitit të ri shkollor i cili starton të martën. Ai falenderoi të gjitha ata që kontribuan që çdo shkollë në Tiranë të ketë një pamje tjetër në këtë fillim viti shkollor për të gjithë nxënësit.