Home KRYESORE Vrasësi e mbylli Fabio Hilën në lokal, para se ta vriste si...

Vrasësi e mbylli Fabio Hilën në lokal, para se ta vriste si ne filmat horror!

Sherri mes dy adoleshentëve në Pogradec nisi për një vajzë që vrasësi, Fabian Muçllari mendonte se e ngacmonte viktima, Fabio Hila.

Dy gjimnazistët ishin zënë në Facebook për vajzën në fjalë. Për t’u sqaruar u takuan në një lokal, ku Fabio Hila qëndronte me dy shokë dhe kushëririn. Të dy kanë debatuar për ngacmimet dhe grindjen në Facebook, por situata është acaruar dhe ka përfunduar në sharje mes dy djemve.

“Mos u largo që këtu, sepse do të vij pas pak që të sqarohemi” mësohet t’i ketë thënë Muçollari bashkëmoshatarit të tij pas sherrit.

Fabian Muçllari nga fshati Vërdovë është kthyer në të njëjtin lokal, i armatosur me një Kallashnikov.

Kushëriri i viktimës i është lutur vrasësit të mos qëllojë, por Fabian Muçllari ka qëlluar në ajër për të nxjerrë nga lokali të gjithë klientët, përveç Fabio Hilës.

Në lokalin e zbrazët, 18 vjeçari është përpjekur të fshihet pas banakut për t’i shpëtuar plumbave. Fabian Muçllari ka nisur të qëllojë drejt viktimës, duke i shkaktuar atij plagë dhe dëmtime që i kushtuan jetën e më pas është larguar.

Share: