Home KRYESORE Vrasja në Dukagjin, vetëdorëzohet një nga autorët

Vrasja në Dukagjin, vetëdorëzohet një nga autorët

Vazhdojne te marrin jete per nje cope toke e cila mund te jete shume kur ti vije radhe edhe ketyre qe vrasin. Harrojne qe vetem Jeta eshte e pakthyeshme, te gijta te tjerat gjera te jetes e kane nje mundesi tjeter.

Ne Dukagjin, pas negociatave me policinë është vetëdorëzuar 31-vjeçari Luigj Budllaj, një nga autorët e vrasjes së ndodhur në Dukagjin më 15 shtator.

31-vjeçari me banim në fshatin Gjuraj të Shkodrës u dorëzua pas disa orësh i rrethuar nga forcat e policisë së Shkodrës dhe FNSH-së. Atij iu sekuestrua edhe arma e krimit, një pistoletë TT me karikatorë me 5 fishekë.

Luigj Bludaj së bashku me vëllain e tij, i cili është shpallur në kërkim, akuzohen se kanë vrarë 31-vjeçarin Gjok Arra në Dukagjin, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë. Viktima dhe autorët janë kushërinj me njëri-tjetrin. Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt pronësie.

Share: