Home KRYESORE Vrasja në Sarandë/ Historia e shkeljeve të ligjit të vëllezërve Bardhi

Vrasja në Sarandë/ Historia e shkeljeve të ligjit të vëllezërve Bardhi

Ditën e sotme është gjetur i vrarë me armë zjarri Aleksandër Bardhi, 47 vjeç në Shëndelli të Sarandës.

Mësohet se ai është qëlluar me automatik dhe është hedhur në kanal, ku e ka gjetur një i afërm. Por, Aleksandër Bardhi është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndellisë dhe ish-administrator i Kaçinarit në Mirditë.

Petrit Bardhi dhe vëllai tjetër, Florian Bardhi kanë patur probleme me ligjin. Petriti dhe Floriani janë arrestuar kohë më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Një sasi e madhe droge, prej 424 kg kanabis u gjet në banesën e tyre në Sarandë, e cila dyshohet se kishte si denstinacion Greqinë.

Floriani, do të do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç.

Operacioni policor në atë kohë ishte koduar “Shëndellia”, pikërisht me emrin e fshatit të Sarandës ku jeton Petrit Bardhi dhe ku në 00:35 të këtij mëngjesi u gjet i vrarë vëllai i tij.

Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë, por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës. Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë.

Madje, Petrit Bardhi u lirua nga burgu me pretendimin se “gërhiste shumë”.

44-vjeçari u emërua administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore 2015, nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste./360grade.al

Share: