Një biznesmen shqiptar është vrarë mëngjesin e së enjtes në një qytezë në jug të Detroid në SHBA. Ai është 59-vjeçaro Frano Juncaj. Ngjarja ndodhi në Coney Island rreth orës 9.30 minuta përpara restorantit të tij. Juncaj u gjet me një goditje arme në gjoks përpara derës kryesore. Ai e drejtonte biznesin së bashku me vëllain e tij Tony Juncaj për më shumë se 35 vjet. Shqiptarët kanë emigruar në SHBA në vitin 1975. Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me një grabitje.