Tashme Pentagoni konfirmoi se një sulm ajror amerikan muajin e kaluar ka vrare zëdhënësin dhe drejtuesin strategjik të grupit Shteti Islamik.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Peter Cook tha se sulmi vdekjeprurës i 30 gushtit kundër Abu Muhammad Al-Adnani pranë Al Babit në Siri, ishte një nga disa sulme që kanë dëmtuar aftësitë e atij grupit për të vepruar.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se Adnani ishte direkt i përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve të huaj dhe gjithashtu në sulmet madhore të Shtetit Islamik jashtë pikave të forta të grupit në Siri dhe Irak.
Ai ishte anëtar i shquar i rrjetit terrorist al-Kaida para se të bashkohej me Shtetin Islamik ku konsiderohej numri dy i grupit pas udhëheqësit Abu Bakr al-Baghdadi.