Home KRYESORE Zef Bushati: BE – OSBE , na lejoni te zhvillohemi !

Zef Bushati: BE – OSBE , na lejoni te zhvillohemi !

Nga Zef Bushati

Paradoks. Shqiperia per BE-OSBE eshte nje vend ne zhvillim. Shqiptaret jane nje popull ne zhvillim. D.m.th ne jemi te pazhvilluar, jemi ne zhvillim e siper. Jemi nje popull qe kemi dale nga nje sistem komunist diktatorial dhe ky sistem na ka lene te pazhvilluar per 50 vite rresht.

Ne jemi nje popull qe kerkuam ndryshimin e sistemit nga komunist ne demokratik dhe kemi 26 vite qe nuk po zhvillohemi dot edhe me ndihmen e

SHBA, BE, OSBE, Gjermanise, Frances, Italise, etj.

Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim, por qe nuk e ka arritur plotesisht zhvillimin. Per kete aresye OSBE ka rene dakort qe meqenese Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim, te aplikoje nje Kod Zgjedhor me antidemokratikun qe ka Europa.

OSBE, ja ka besuar dy partive menazhimin, organizimin dhe numerimin e votave dy partive PS dhe PD. Edhe pse kjo nuk ndodh ne asnje shtet europian, OSBE ben kete sakrifice per te ndihmuar popullin shqiptar qe eshte i pazhvilluar, per te ndihmuar shetetin shqiptar si nje vend ne zhvillim e siper.

Kjo vazhdon te ndodh edhe mbas 26 viteve demokraci. Po mire atehere kur qenkemi vend ne zhvillim pse na antaresuat ne NATO ? Kur qenkemi vend ne zhvillim pse kerkoni te na antaresoni ne BE ? More zoterinj pse nuk na lini te zhvillohemi ? Pse na pengoni rrugen tone drejt zhvillimit ?

A mos ju shqeteson fakti qe keni te beni me nje popull me karakteristika te vecanta, me nje popull te zgjuar ? Ju habit fakti qe nje femije shqiptar 7-8 vjecar trondit Presidentin Amerikan Obama, OKB dhe gjithe boten me nje leter te thjeshte te shkruajtur prej tij ?

Mos u habitni. Na lejoni te zhvillohemi. Na lejoni te kemi nje Kod Zgjedhor si gjithe Europa. Na jepni te drejten qe cdo parti qe deshiron te garoje ne zgjedhje te hyj ne gare pa kushte, te futet ne nje gare te barabarte, te mos detyrohet qe te jete ne koalicion ose me PS ose me PD, qe votat e tyre te mos i numeroje PS dhe PD, qe votat e tyre te mos vidhen, qe votat te mos shiten e blihen.

Zoterinj te BE – OSBE a e kuptoni qe edhe ju mbartni nje pjese te fajit duke na trajtuar si nje popull ne zhvillim e siper ? A nuk e kuptoni se jeni plotesisht fajtore qe keni eksperimentuar nje Kod Zgjedhor ne Shqiperi prej te cilit jane prodhuar deputete me permbajtje dhe akuza kriminale, ministra te akuzuar per korrupsion, gjygjtare dhe prokurore te korruptuar, korrupsion, kriminalitet, kanabis, droge, prostitucion, pa fund.

Reflektoni dhe vendosni te merreni seriozisht me Reformen e Reformave qe eshte Reforma zgjedhore. Pa kete reforme nuk ka ndryshim, pa Reforme Zgjedhore nuk ka lufte kunder te keqes qe po i merr frymen shoqerise shqiptare. Dhe se fundmi hiqni dore nga bindja se Shqiperia eshte vend ne zhvillim, dhe binduni qe populli shqiptar eshte popull i zhvilluar.

Share: