Home KRYESORE Prokuroria reagon për kërcënimin ndaj Adriatik Llallës: Ja e vërteta!

Prokuroria reagon për kërcënimin ndaj Adriatik Llallës: Ja e vërteta!

Pas lajmeve se krueprokurori Adriatik Llalla është kërcënuar dhe si rrjedhojë është detyruar të largojë familjen e tij, vjen reagimi i zyrës së shtypit të Kryeprokurorit ka nje sqarimin për mediat nga ana e zyres se Prokurori i Përgjithshëm.

Ja deklarata e plotë për shtyp:

Lidhur me interesimin Tuaj, pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit.

Share: