Home KRYESORE Alida Tota rrezon maxhorancen ne komisionin parlamentare

Alida Tota rrezon maxhorancen ne komisionin parlamentare

Mazhoranca duket se po humbet shumicën e saj. Një fakt i tillë dëshmohet në komisionin e Medias në Kuvend, duke mos mundur që të ndalojë kërkesën e PD-së për një seancë dëgjimore me gazetaren Alida Tota.

Kjo e fundit u shkarkua nga detyra e saj si drejtoreshë e lajmeve në një televizion, pas një kronike investiguese që u bë për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë.

Në komisionin e Medias në Kuvend, përveç Partisë Demokratike kanë votuar pro edhe deputetja Mimoza Hafizi dhe Kejdi Mehmetaj e LSI-së. Seanca dëgjimore do të bëhet ditën e mërkurën në orën 10:00.

Share: