Home KRYESORE Anët e errëta të mbetjeve

Anët e errëta të mbetjeve

Nga Av. Dr. Enida Bozheku

Gjatë ditëve të fundit, Parlamenti Shqipëtarë miratoj disa modifikime të tjera në ligjin n. 10463/2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, gjithashtu i modifikuar me ligj n. 156/2013, modifikime këto të cilat u pritën me një lumë protestash nga ana e qytetarëve shqiptarë.

Miratimi i ketyre modifikimeve solli ne pah rihapjen e nje teme, e cila ne tetor te vitit 2013, me anë te ligjit n. 156/2013 riformulonte nenin 48, pika 1) të ligjit per menaxhimin e integruar të mbetjeve duke recituar tekstualisht: “Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë”.

Miratimi i këtij ndryshimi thelbësor, në atë kohë, u mirëpritë nga të gjitha shtresat sociale të vëndit, pasi u mendua se, për një herë, një Qeveri i kish dhënë jehonë vullnetit popullorë.

Vlen të theksohet se Qeveria aktuale, ndalimin e importimit të mbetjeve e kishte kthyer edhe në nje nga simbolet e veta te programit qeverisës me të cilin u shpërblye nga qytetarët me marrjen e 1 milion votave, ose siç quhet ne zhargonin e përditshëm, me ndëshkimin e opozitës së atëherëshme, me 1 milion shuplaka.

Tre vite mbas luftës social – politike, te bashkërenduar mes qytetarëve dhe qeverisë aktuale, ligji për importimin e mbetjeve u rikthye si nje uragan në vëmëndjet e qytetarëve. Qeveria, e cila më parë e kish quajturë tradhti kombëtare importimin e mbetjeve nga jashtë, pas marrjes se pushtetit dhe nje vit para zgjedhjeve qëndrore 2017, risjell në pah problemin e importimit të mbetjeve nga jashtë duke ri-modifikuar ligjin n. 10463/2011 dhe duke i hapur, kështu, rrugë importimit të mbetjeve nga jashtë.

Edhe pse në vetvehte ligji i ri modifikues vendos disa kritere mbi lëndët e importushme, ku theksi bie mbi ato lënd të parrezikshme dhe me aftësi ricikluese, problematikat që lindin nga ky modifikim janë te disallojta.

Pikë së pari, justifikimi i Qeverisë për ndërrmarjen e kësaj nisme ligjore ishte ajo që në këtë mënyrë industria e riciklimit do të mund të shfrytëzonte me kapacitet të plotë fuqinë e saj. Pra, sipas Qeverisë, mbetjet e prodhuara nga popullsia shqiptare nuk jane ne sasi të tilla që të plotësojne ekzigjencat e biznesmenëve pronarë fabrikash riciklimi.

Në të vërtet ky justifik duket absurd nisur nga fakti se po në vitin 2013, Kryeministri Rama do të deklaronte që: “vëndi ka 1 milion ton plehra të hedhur rrugve”.

Nga sa më sipër del qartë që modifikimi i ligjit duke lejuar importimin nuk ka për qëllim pastrimin apo ruajtjen e ecosistemit te vëndit tonë por duket sikur të mbartë më shumë interesa të një grupi të vogël individesh ekonomikisht të fuqishem dhe ambjentalisht indiferent.

Kundër aprovimit të këtyre modifikimeve, qyetarët shqiptarë kryesisht me anë të “fjalëkalimit” të organizuar nëpër rrjete sociale, më date 1 tetor 2016, organizuan një protestë kundër importimit të mbetjeve, qofshin këto edhe për arsye riciklimi në vëndin tonë.

Protest kjo, që u ndoq nga një numër i madh të rinjsh, të rejash, nënash me fëmije dhe nga kushdo që më parë se interesat klienteliste ka objektiv jetesën në një ambient të pastër me ekosistem te paprekurë.

Problemi i importimit, gjithashtu, panvarsisht se Shqipëria ka ratifikuar në vitin 1999 Konventën e Basiles mbi Mbetjet e te gjitha llojeve, me aplikim që prej 21 janar 2015, qëndron në faktin se vëndi jonë në kushtet aktuale nuk ka kapacitet as njerëzorë e aq më pak industrial te adoptuar me teknollogjit e fundit për të kryer një proçes kompleks siç është ai i riciklimit.

Vlen të theksohet se importimi lë vënd edhe për infiltrime të tipit mafioz, pasi ngarkesat e mundëshme që mund të trasportohen për në Shqipëri, jo domosdoshmërisht mund të përmbajnë lëndët ricikluse të etiketuara në dokumentat e trasportit.

Për të ilustruar me një rast analog, vjen në mëndje konflikti i korrikut 2016 mes ambientalistëve maroken dhe Qeverisë Marokene, për një ngarkesë prej 2.500 ton lëndësh “jo të rrezikshme”, të cilat po importoheshin nga zona e “Tokës së Zjarreve”. Historia e afërt e fqinjit tonë Itali tregon se për më shumë se 30 vjet mafia italiane në këtë zonë te rajonit Campania, ka groposur me miliona tonelata lëndësh të rrezikshme dhe jo. Aktualisht, në këto zona po behet bonifikimi, lëndët e nxjerra nga zhgroposja, të riciklueshme po dërgohen në fabrika të ndryshme në Itali dhe Gjermani, ndërsa materialet e tjera të klasifikuara “të rrezikshme”, janë dërguar apo pritet të dergohen jashtë italis – ngarkesa e parë, në fakt, u dergua në korrik të këtij viti ne Marok, edhe pse nën kamuflimin e “lëndë të parrezikshme”!

Nisur nga protestat e shumta të bëra nga organizatat abientaliste marokene dhe mbledhja e më shumë se 15.000 mije firmave, Këshilli i ministrave Maroken, aktualisht, ka ndaluar: “Importimin e cfaredo lloj ngarkese mbetjesh te rrezikshme apo jo”. Ngarkesa e mbetjeve italiane, te rastit maroken, po analizohet në Francë!

Nisur nga ky shëmbull, pra, si mundet vëndi jonë me nje korrupsion të mbarështruar në të gjithë hallkat e tij istitucionale, me nje sistem gjyqsore të korruptuar, me nivel klase dirigjente me formim më pak se elementarë, të mund të garantojë evitimin e rrezikut të “infiltrimeve mafioze” (mbetjet jane biznesi i parë sot për sot, më fitimprurës i mafies)?!

Gjithashtu, problemi tjetër që shtrohet lidhet me arsyen e një mos njohurie nga ana e qytetarëve mbi proçeset e riciklimit.

Jo shumë, po këto ditë, po qarkullojne online disa foto mbi ndotjen e ujrave te mrekullueshme të Ksamilit, ku një shoqëri ndërtimi, gjatë punimeve, ka derdhur në të disa metër kub baltë.

Mjafton kaq për të kuptuar se në cfarë niveli pandergjegjshmërie dhe kulture ambientale ndodhet vëndi jonë.

Aktualisht, në Shqipëri nuk ka një nismë efektive që t’i edukoje qyetarët mbi riciklimin, mbi ndarjen e mbetjeve. Ne ende nuk kemi kazan plherash të ndarë në kategori të llojit të mbetjeve që hedhim në to, si p.sh. kazan per qelqin, kartonin, plastiken dhe mbetjet e tjera organike!

Në këto kushte, më parë se të flasim për import materialesh ricikluese, le të nis qeveria nga mbledhja e materialeve për riciklim brënda vëndit. Le të nis ajo pajisijen e çdo lagje të Shqipërisë me kazanet e plehrave apostafat për kryerjen e riciklimit dhe do të shoh se fabrikat që ka aq për zemër do të mund të punojnë me kapacitet të plotë.

Problemi i fundit, por jo dhe aq, është edhe cfarë ndodh me pjesën e pariciklushme të mbetjeve që i nënshtrohen proçesit të riciklimit (riciklimi i materialeve jo te rrezikshme perbehet kryesisht nga katër faza), ku riciklimi arrin te bëhet në masën prej 75%, por pjesa tjetër e mbetur prej 25%, ku do të shkojë?!

Duket se mbi këtë pikë qeveria, që na do të mirën dhe kujdeset për shëndetin tonë – jemi vëndi i 5 në botë për vdekshmëri nga kanceri, si pasojë e ndotjes ambientale – ende nuk ka formuluar një përgjigje të aftë për të n’a e imponuar si “gabim i neve sharlatanëve te një Shqiperie qe duam”!!

Share: