Home KRYESORE Artur Roshi kunder Rames per dekorimin e nacionalisteve.

Artur Roshi kunder Rames per dekorimin e nacionalisteve.

Artur Roshi kryetari i Partise Balli Kombetar Demokrat ,doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me Dekorimin e Nacionalisteve te Lushnjes dhe qendrimit te z.Rama ne parlament ne lidhje me kete dekorim.Ju ftoj ta lexoni.Faleminderit miqte e mi per mbeshtetjen tuaj.

Në këtë deklaratë z.Roshi ndër të tjera tha:

“Partia Balli Kombetar Demokrat vlerëson si korrekt dekorimin e Presidentit te Republikes bere te reneve nacionaliste te Lushnjes,ne raport me të vërtetën historike.Këtë dekorim mund ta quash te vonuar por jo të padrejtë,mund ta quash politik ,por jo te pa drejte.

z.Rama eshte “big brother” qe e vezhgon dhe inicion kete reagim abstract ndaj ketij dekorimi,sepse ka kohe qe ka filluar fushaten per 2017 dhe kur kredibiliteti I tij qeverises ka rene, ngelesh ne dore te pensionisteve qe bejne si veterane.

z.Rama nuk pranon se sistemi capitalist ne themel ka konkurencen dhe qe te vleje ajo duhet te njohesh vlerat e kundershtarit ne histori dhe ne politike.

Ne se z.Rama mendon se eshte I vetem ne gare, ose ai jeton imagjinaten e tij, ose shqiptaret jetojne diktaturen e tij.

Kryeministri duhet te jete “uniteti social” i shqiptareve ,por sigurisht nuk mund te jete I tille kur ka tre vjet qe nuk qeveris por u ankohet shqiptareve se ka shume halle kur je kryeminister ,ka disa muaj qe bisedon per hallet e qytetareve dhe sillet sikur eshte ne opozite,ndersa dje ne parlament ndaj njerezve qe jane sakrifikuar per idete demokratike,lirine e vendit,prosperitetin e kombit, ”ballistet”, shprehu urrejtjen e tij nepermjet nje humori te impostuar si nje aktor I “Al Pazarit” . “

Share: