Pas takimeve në Përmet, Ben Blushi është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Në bashkëbisedimin me mbështetës dhe simpatizantë të tij, Blushi sulmoi partitë e vjetra në vend, për të cilat tha se kanë mbështetur vazhdimisht të pasurit, ndërsa theksoi se partia e tij do të jetë ndryshe. Sipas tij të gjitha partitë aktuale janë njësoj. Ai ftoi qytetarët e Fierit të bashkohen rreth një ideje dhe jo rreth një njeriu.
“Ka ardhur koha të bisedojmë me qytetarët për projektin politik. Jam në proces dezinfektimi nga Rilindja”, u shpreh Blushi.