Home KRYESORE Ben Blushi nxjerr Edi Ramen gënjeshtar: Me janë lutur për votën!

Ben Blushi nxjerr Edi Ramen gënjeshtar: Me janë lutur për votën!

Kryeministri Rama një javë më parë tha se nuk është e vërtetë se i është kërkuar ndonjëherë vota Blushit për të mbajtur në këmbë qeverinë.

“Me janë lutur. Në Korrik ky drejtori i Rilindjes, bashkë me punëtorët e vet më janë lutur në kuptimin e plotë të fjalës që t’i mbaja në pushtet në kohën kur menduan se Meta po ikte. Më janë lutur për t’i votuar se s’kishin numra. Në korrik qeveria pothuajse po binte” –tha Blushi.

“Kur qeveria rrezikonte të dilte në pakicë për shkak të mungesës së numrave në Parlament, na kërkuan që unë dhe Hafizi të mbështesnim qeverinë. Kam kërkuar vetëm një gjë, sepse unë nuk kisha dalë nga PS në atë kohë, isha akoma e jure. Kam dalë para një javë, që më çliron nga disa detyrime. U thashë që kjo mund të ndodhë vetëm me një kusht, që të kthenin zgjedhjet e lira brenda PS. Për sa kohë hoqët zgjedhjet dhe më hoqët mua dhe shumë të tjerëve mundësinë të zgjedhin dhe të zgjidhen, atëherë mund ta jap votën tuaj për ju” –tregoi Blushi.

Share: