Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku, sipas tij, tregon situatën e rëndë të ndotjes në Berat.
Në video duken plehrat të shumta të hedhura në anë të rrugës.
“Në Berat, Goriçan; plehra, plehra s’kanë të sosur. Prandaj Edvini do marrë dhe plehrat e të tjerëve, se përveçse Kanabistan duhet patjetër të bëhemi dhe Plehistan!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.