Pas debatit të dytë presidencial, Donald Trump mbajti një konferencë për shtyp me disa femra që akuzonin Bill Clinton për përdhunim dhe ngacmime seksuale.
Trump u shfaq me 4 gra, 2 nga të cilat akuzojnë ish-Presidentin Bill Clinton për kryerjen e dhunës seksuale ndaj tyre, ndërsa një tjetër akuzon zonjën Clinton se e ka kërcënuar atë.
Juanita Broadrcik, që akuzon Bill Clinton për përdhunim thotë: “Bill Clinton më përdhunoi ndërsa bashkëshortja e tij që sot është kandidate për presidente më kërcënoi”.
Paula Jones, një ish-punonjëse e shtetit Arkansas tha se ishte ngacmuar seksualisht nga Clinton në vitin 1999:
“Jam këtu për të mbështetur Trump, sepse ai do ta bëjë sërish Amerikën të madhe, dhe mendoj se kushdo që voton atë e bën sepse është njeri i mirë, jo ashtu siç thonë ata”.
Kathy Shelton, që pretendon se është përdhunuar kur ishte 12 vjeç dhe sulmuesi i saj është mbrojtur në Gjykatë nga Hillary Clinton:
“Në moshën 12 vjeçare, ajo më vendosi në një situatë të vështirë dhe këtej thotë që mbron femrat e fëmijët”.
Media